APPLY NOW

International School of Prishtina organizon për herë të 8-të garën “IQ Challenge”, e dedikuar për nxënësit e klasave 5, 6, 7, 8 dhe 9.

Qëllimi i kësaj gare është të zhvillojë aftësitë e nxënësve në:

  • Të menduarit analitik
  • Zgjidhjen e problemeve
  • Arsyetimin logjik
  • Përqendrimin dhe aftësitë e përgjithshme mendore

Detajet e Garës

  • 📅 Data e garës: 25.04.2026
  • 📍 Vendi: International School of Prishtina
  • ⏰ Orari i testit:
    • Nxënësit e klasave 5 & 6 – 09:30
    • Nxënësit e klasave 7, 8 & 9 – 14:30

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje, dhe gjatë aktivitetit do të ofrohen sanduiç dhe pije.
Gjithashtu, pjesëmarrësit do të fitojnë medalje të Artë, Argjendtë dhe Bronzi sipas performancës së tyre në test.

Pas Garës – Aktivitetet Sociale

Pas përfundimit të testit, nxënësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete sociale, eksperimente dhe lojëra argëtuese që do të zhvillohen në ambientet e shkollës. Kjo pjesë ka për qëllim të argëtojë nxënësit dhe të nxisë kreativitetin dhe bashkëpunimin mes tyre.

Çmimet

  • Vendi i parë: PlayStation 5
  • Vendi i dytë: iPad
  • Vendi i tretë: Smart Watch

Shënim: Këto çmime do t’u jepen nxënësve fitues vetëm në rast se regjistrohen në shkollën tonë.

📚 Përveç çmimeve, nxënësit fitues mund të përfitojnë bursa shkollimi nga 25% deri në 100%.

Ceremonia e Çmimeve

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për nxënësit që kanë arritur rezultatet më të mira do të mbahet:

  • 📅 Data: 29.04.2026 (e merkure)
  • ⏰ Ora: 15:30
  • 📍 Vendi: International School of Prishtina

Në këtë ceremoni do të shpërblehen nxënësit që kanë zënë vendet e para, dhe do të festohet suksesi i të gjithë pjesëmarrësve.

𝐏𝐑𝐎𝐕𝐈𝐌𝐈 𝐌𝐎𝐒𝐓𝐄̈𝐑